Mimoza Kusari-Lila kandidate e LVV-së për kryetare në Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila kandidate e LVV-së për kryetare në Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa për Kosovën nëpërmjet një memorandumi janë pajtuar që në zgjedhjet lokale, kandidate e LVV-së për kryetar komune në Gjakovë të jetë kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila.

LVV thekson se qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ia bashkangjesin edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:


Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur.

Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë. Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal.

Lexo edhe

Video