Mimoza ia dëshmon sharjet Abelardit, Albulena ia jep telefonin Glaukut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përdori fjalë të papërshtatshme gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës gjë që tha se nuk e mbante mend dhe se e kishte bërë në afekt.

Mirëpo, ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila që ia dëshmoi fjalën e përdorur nga kolegu u PDK-së.

Para se të kërkonte falje Tahiri, Kusari-Lila shihet që me telefon i dëshmon Tahirit se kishte ofenduar me fjalët “robt ju q****”.


Më pas, Kusari-Lila shkon edhe te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glau kKonjufca për t’ia dëshmuar këtë rast.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia huazon telefonin e saj celular së bashku me dëgjueset kryetarit Konjufca që e dëgjon Tahirin kur flet.

Më pas, bindet edhe Konjufca dhe i kërkon Tahiri të kërkojë falje.  

Lexo edhe

Video