Milot Rashica, kampion i Turqisë me Galatasarayn
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion i Super Ligës së Turqisë me skuadrën e Galatasarayt.

Në sezonin e tij të parë me Galatasarayn, tek i cili gjendet në formë huazimi nga skuadra e Norwichit, Milot Rashica e ka fituar titullin e kampionit të Turqisë, raporton KosovaPress.

Ndeshja e sotme kundër Ankaragucut, e cila përfundoi 4:1 në favor të Galatasarayt ishte vendimtare për titullin e kampionit në kampionatin turk.

Sikurse në ndeshjet e tjera, Rashica shkëlqeu edhe sot duke dhënë asistim te goli i parë i Icardit kundër Ankaragucut.

Në total, Rashica ka arritur të bëjë 29 paraqitje në të gjitha garat me Galatasarayn, ndërsa ka regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024