Milloshovski: Qeveria pa legjitimitet dhe pa ambasador në SHBA

Milloshovski: Qeveria pa legjitimitet dhe pa ambasador në SHBA

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuar mandatarin Dimitar Kovaçevski se nuk ka legjitimitet për të qenë kryeministër dhe këtë do ta ketë të metë.

Ai akuzoi Kovaçevskin se në programin e qeverisë i vazhdon projektet prioritare të ish-kryeministrit Zoran Zaev.


“Në programin tuaj shihet kontinuitet të bizneseve të familjes së Zaevit, dëshmi për këtë është vendosja e prioritetit tek tregtia me marihuanë. Lidhur me politikën e jashtme, nuk është vetëm kryeministri Zaev ai që ka fituar datë të cilën ende nuk e kemi, por edhe Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrovski i cili tani nuk është më mik me Bujari Osmanin”, tha Milloshovski.

Ai gjithashtu akuzoi se katër herë kanë bërë fotografi dhe kanë festuar marrjen e datës, dhe është e vetmja qeveri e cila katër vjet nuk ka ambasador në Uashington.

“Deri më tani katër herë keni bërë fotografi dhe keni festuar marrjen e datës. Për mua Qeveria aktuale në të cilën ju ishit zv/ministër është e vetmja Qeveri e cila 4 vite nuk ka ambasador në Uashington”, shtoi Milloshovski./AlsatM

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.