Milani vazhdon partneritetin me “Puma”

Milani vazhdon partneritetin me “Puma”

Kampioni italian, AC Milan ka njoftuar sot për një zgjatje afatgjate të partneritetit të tyre me brendin sportiv “Puma”.

“Puma” ka qenë prodhuesi i fanellave të Milanit që nga viti 2018, ku edhe klubi kishte përuruar “Puma House of Football” si një qendër stërvitore për të ndihmuar brezat e ardhshëm në klub.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, u shpreh tejet i kënaqur ndërsa tregoi që ky kapitull i ri do të fokusohet në zhvillimin e futbollit të femrave.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që vazhdojmë këtë rrugëtim me partnerin tonë të vjetër ‘Puma’, partneri ynë kryesor që nga viti 2018. Me kalimin e viteve, puna krah për krah me ‘Puma-n’ na ka lejuar të ndërtojmë një partneritet solid dhe autentik të bazuar në performancën, kulturën e futbollit dhe vlerat e përbashkëta, gjithmonë me një qëndrim progresin”, tha Gazidis.


“Ne jemi të ngazëllyer për të filluar këtë kapitull të ri në marrëdhënien tonë, i cili do të fokusohet fuqishëm në zhvillimin e futbollit të femrave dhe gjeneratës së ardhshme të talenteve, të cilat të dyja janë në përputhje të përkryer me vizionin tonë për klubin”, shtoi më tej drejtori ekzekutiv i Milanit.

Para partneritetit të tyre me “Puma”, Milani kishte përdorur “Adidas” si prodhuesin e fanellave të tyre nga viti 1998 deri në vitin 2018.

Megjithëse Milani fitoi Ligën e Kampionëve dy herë dhe Serinë A në tre raste gjatë partneritetit të tyre 20-vjeçar me “Adidas”, fundi i marrëveshjes së tyre nuk ishte i këndshëm për “Rossonerët”.

Që nga partneriteti me “Puma”, kampioni italian është rikthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas gjashtë viteve, dhe fitoi “Scudetton” e parë pas më shumë se një dekade.

Lexo edhe

Video