Milani shumë pranë marrëveshjes me yllin e Liverpoolit

Milani shumë pranë marrëveshjes me yllin e Liverpoolit

Siç spekulohet nga shumë media, gjigandi italian AC Milan është në bisedime të avancuara me Divock Origin, ku sulmuesi i Liverpoolit ka dhënë dritën e gjelbër transferimit të tij në “San Siro” si lojtar i lirë.

Sipas “Calciomercato”, drejtori i Milanit Paolo Maldini është një admirues i madh i yllit belg, ku kontrata e këtij të fundit me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress.

Gjigandi i Serie A tani ka hapur bisedimet me kampin e Origit, dhe thuhet se dëshira e lojtarit është që të kalojë në “San Siro”.


Këtë sezon, Origi ka regjistruar pesë gola në 14 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, duke përfshirë këtu një gol kundër Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht ofertave nga shumë klube të Premier Ligës, thuhet se Origi është i gatshëm që të nënshkruajë me “Rossonerët”.

Lexo edhe

Video