Milani sfidon liderin e Serie-A
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Xhiro e 10-të e Serie-A do të zhvillohet në mesjavë dhe tri ndeshjet e para do të zhvillohen sot. Nga ora 18:30 Cagliari e pret Bolonjën, kurse Lecce Veronën.

Por, padyshim se vëmendja do të jetë në stadiumin “San Siro”, aty ku Milani e pret Napolin në derbin e madh të kësaj xhiroje, raporton KosovaPress.

Nën drejtimin e trajneri Antonio Conte, Napoli e ka nisur në mënyrë fantastitke me 7 fitore, një barazim e një humbje, duke mbledhur 22 pikë dhe është i renditur në vendin e parënë tabelë.

Nga ana tjetër, Milani pozicionohet në vendin e tetë me 14 pikë dhe vjen në këtë ballafaqim pas fitores 1-0 ndaj Udinezes.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Royal, Pavlovic, Tomori, Hernandez; Loftus-Cheek, Fofana, Reijnders; Pulisic, Morata, Leao

Napoli: Meret; Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Spinazzola; Anguissa, Gilmour, McTominay; Kvaratskhelia, Lukaku, Neres

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024