Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Milani rikthehet te fitorja, mposht Bolonjën dhe blindon kreun e tabelës

Milani rikthehet te fitorja, mposht Bolonjën dhe blindon kreun e tabelës

Milani ka arkëtuar tre pikë të reja në kampionatin italian, Serie-A pasi e ka mposhtur Bolonjën me rezultat 2-1 si mysafir.

Kjo ishte një fitore majftë e mundimshme për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli, përcjell KosovaPress.

Zlatan Ibrahimovic e humbi penalltinë në minutën e 24’ por ishte kroati Ante Rebic i cili përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.


Në pjesën e dytë, Milani e dyfishoi rezultatin me një gol të realizuar nga mesfushori Frank Kessie i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 55’.

Nëntë minuta para fundit të ndeshjes, Bolonja ngushtoi epërsinë me golin e Polit, por kjo ishte gjithçka që ata ia dolën të bënin.

Me këtë fitore, Milanin e blindon kreun e tabelës me 46 pikë, pesë më shumë se Interi që sonte do të ndeshjet me Beneventon.

Lexo edhe

Video

error: