Milani pret Romën në shtëpi, ja formacionet zyrtare

Milani pret Romën në shtëpi, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja në stadiumin “San Siro”, ku gjigandi italian AC Milan pret në shtëpi skuadrën e AS Romës, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Serie A.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Milani shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër Empolit, kurse Roma barazoi me rezultat 1:1 me Sampdorian, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e dytë me gjithsej 42 pikë, krahas Romës që renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Stefano Piolin nuk do të paraqiten Ballo-Toure, Bennacer, Calabria, Kessie, Kjaer, Romagnoli, Tatarusanu dhe Tomori, kurse Jose Mourinho nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Darboe, Diawara, Fuzato, Mayoral dhe Spinazzolas.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar nga të dy skuadrat, dhe ato i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Kalulu, Gabbia, Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Diaz, Saelemaekers; Giroud

AS Roma (4-2-3-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp; Pellegrini, Veretout; Vina, Zaniolo, Mkhitaryan; Abraham

Lexo edhe

Video