Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Milani është në bisedime konkrete për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, Ruben Loftus Cheek.
Loftus Cheek është synimi që “Rossonerët” e kanë bërë prioritet për ta filluar rindërtimin e repartit të mesfushës, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Loftus Cheek besohet se dëshiron që të transferohet në “San Siro”, pasi që bisedimet me Milanin po shkojnë shumë mirë.