Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të xhiros së nëntë të Serie A, ku Milani e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Bolognas me rezultat 4:2.
Fillimisht, ishte Milani që kaloi në epërsi i pari përmes golit të sulmuesit anësor Rafael Leao në minutën e 16’, kurse rezultatin e dyfishoi mbrojtësi Calabria në minutën e 35’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.
Pjesën e dytë më mirë e filloi skuadra e Bolognas, ku përmes autogolit të Ibrahimovic në minutën e 49’ ngushton rezultatin në 2:1.
Golin e barazimit skuadra e Bolognas e gjeti nga Barrow, i cili shënon në minutën e 52’ për 2:2.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, Milani gjen vetën dhe rikthen epërsinë përmes mesfushorit Bennacer, i cili shënon për 3:2 në minutën e 84’.
Golin e fundit të ndeshjes dhe të vulosjes së fitores për Milanin e shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 90’ të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, skuadra e Milanit tani zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 25 pikë, një më shumë se Napoli në vendin e dytë por me një ndeshje më pak në duar.
Në anën tjetër, Bologna pas nëntë ndeshjeve gjendet në vendin e nëntë në tabelë me 12 pikë të arkëtuara, aq sa kanë edhe dy skuadrat e tjera si Fiorentina dhe Empoli.
Rezultati final i ndeshjes është 4:2 në favor të Milanit.