Milani merr vetëm një pikë ndaj Cagliarit, e rrezikon kualifikimin për në Ligën e Kampionëve

Milani merr vetëm një pikë ndaj Cagliarit, e rrezikon kualifikimin për në Ligën e Kampionëve

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ballafaqimin me Cagliarin të zhvilluar të dielën në “San Siro”.

Skuadra e Piolit mori vetëm një pikë nga kjo ndeshje duke barazuar pa gola dhe kështu e ka lënë fatin e saj që të vendoset në javën e fundit sa i përket asaj nëse do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.


Sfida e fundit e “Rossoenerëve” do të jetë direkte pasi ndeshet me Atalantën e vendit të dytë dhe e cila ka vetëm dy pikë më shumë se skuadra e Piolit.

Përveç Atalantës dhe Milanit, në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve janë edhe Napoli dhe Juventusi.

Lexo edhe

Video

error: