Milani mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Bologna

Milani mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Bologna

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Bolognas dhe AC Milan, ku pas 45’ minutave lojë “Rossonerët” gjejnë vetën në epërsi prej dy golave.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi anësor Rafael Leao, i cili pas asistimit të Ibrahimovic, shënon në minutën e 16’ për 1:0, përcjell KosovaPress.

Epërsinë për Milanin e thelloi mbrojtësi Davide Calabria, ku shënoi në minutën e 35’ të ndeshjes për 2:0.

Në anën tjetër, që nga minuta e 20’ skuadra e Bolognas gjendet me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Adama Soumaoro.

Rezultati i pjesës së parë është 2:0 në favor të Milanit.


Golat i gjeni më poshtë.

Leao, minuta e 16’ 1:0

Calabria, minuta e 35’ 2:0  

Lexo edhe

Video

error: