Milani i kthehet fitores, mposht Veronan

Milani i kthehet fitores, mposht Veronan

Pas humbjes 5:1 në derbin kundër Interit, dhe barazimit 0:0 në Ligën e Kampionëve kundër Newcastle, Milani i është rikthyer fitores.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Veronas, raporton KosovaPress.

Heroi i “Rossonerëve” ishte Rafael Leao, i cili i siguroi fitoren skuadrës së tij duke shënuar në minutën e 8’ për 1:0.


Me pikët e reja, Milani ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka edhe Interi në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Verona tani renditet në pozitën e nëntë, ku pas pesë ndeshjeve ka arkëtuar vetëm shtatë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Milanit.

Lexo edhe

Video