Milani i interesuar në yllin e Arsenalit

Milani i interesuar në yllin e Arsenalit

Gjigandi italian AC Milan dëshiron që të nënshkruajë sa më shpejtë që është e mundur me sulmuesin e Arsenalit Alexandre Lacazette, raporton gazetari i njohur Rudy Galetti.

Sipas spekulimeve nga media të ndryshme italiane, krerët e “Rossonerëve” janë adhurues të mëdhenj të yllit francez, dhe një ofertë për shërbimet e tij mund të bëhet këtë janar, përcjell KosovaPress.


Kontrata aktuale e Lacazette me Arsenalin skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa Milani nuk dëshiron të pres deri në verën e ardhshme për të siguruar shërbimet e tij, ku dëshiron ta transferojë në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Në anën tjetër, “Topçinjtë” kanë opsionin që të përfitojnë para nga largimi i Lacazette në këtë janar, ku ky i fundit ka regjistruar vetëm një gol në tetë ndeshjet e fundit të Premier Ligës angleze këtë sezon.

Lexo edhe

Video

error: