Milani e Juventusi e mbyllin pa gola derbin e Italisë

Milani e Juventusi e mbyllin pa gola derbin e Italisë

Në një ndeshje aspak tërheqëse dhe me shumë monotoni, Milani dhe Juventusi i kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të kampionatit italian Serie-A.

Si pjesa e parë ashtu edhe e dyta nuk ofroi futboll cilësor dhe kjo mabse pak e ndikuar edhe nga forma jo e mirë e fushës për shkak të numrit të madh të ndeshjeve të zhvilluara në “San Siro” brenda pak ditësh, transmeton KosovaPress.


Përveq rezultatit jo të mirë, “Rossonerët” e humbën edhe sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic i cili e dëmtoi muskulin e këmbës dhe u largua nga fusha pas vetëm 28 minutave lojë.

Ky barazim më tepër i konvenon Interit që vazhdon ta kryesojë tabelën.

Milani ka 49 pikë në vendin e tretë, kurse Juventusi renditet i pesti me 42 pikë.

Lexo edhe

Video