Milani dhe Interi përballen për trofeun e Superkupës së Italisë

Milani dhe Interi përballen për trofeun e Superkupës së Italisë

Derbi i Milanit, i njohur si Derby della Madonnina, sheh AC Milanin dhe Interin të përballen në finalen e Superkupës së Italisë vetëm për herë të dytë, megjithëse ky do të jetë takimi i tyre i parë në Arabinë Saudite, duke i dhënë një dimension të ri këtij rivaliteti historik.

Milani po ndjek një hat-trick pasi ka fituar dy paraqitjet e fundit në Superkupë si kampionë në fuqi të Serie A, por ardhja e Interit si kampion aktual i kësaj gare ndoshta e komplikon këtë synim, raporton KosovaPress.

Ky do të jetë “Derby della Madonnina” numër 234 në histori mes dy klubeve, ku Interi ka 85 fitore krahas 79 sosh të Milanit, ndërsa në 70 ndeshje janë ndarë me barazim.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Milani barazoi 2:2 me Leccen, kurse Interi e mposhti Veronan me rezultat minimal 1:0.


Sa i përket përballjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ballo-Toure, Florenzi, Ibrahimovic, Krunic dhe Maignan, kurse te Interi mungojnë Brozovic, Dalbert dhe Handanovic.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “King Fahd” në Ta’if me fillim nga ora 20:00.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko

Lexo edhe

Video