Milan-Sassuolo, mbyllet me tre gola pjesa e parë

Milan-Sassuolo, mbyllet me tre gola pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Sassuolos e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për xhiron e 14-të të kampionatit italian të futbollit.


Tre gola janë shënuar në fraksionin e parë të kësaj ndeshje. Milani kaloi në epërsi në minutën e 21’ me golin e Romagnolit, por Sassuolo bëri një përmbysje të rezultatit duke shënuar dy gola të shpejtë, përcjellë KosovaPress.

Shifrat fillimisht i barazoi Scamacca në minutën e 24’ dhe pastaj erdhi edhe autogoli i Kjarit në minutën e 33-të të ndeshjes.

Lexo edhe

Video