Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Milanit dhe asaj të Romës, ku nikoqirët hynë drejt zhveshtoreve me epërsi minimale prej një goli.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Milanit e gjen vetën në epërsi prej 2:1 në ndeshjen kundër Romës, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, ishte sulmuesi francez Olivier Giroud ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke e kaluar Milanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 8’ të ndeshjes.
Milani nuk u ndal me kaq, ku edhe e dyfishoi rezultatin në 2:0 në minutën e 17’ përmes golit të shënuar nga braziliani Junior Messias.
Romakët arrijnë të ngushtojnë rezultatin dhe të gjejnë golin e parë në ndeshje përmes sulmuesit anglez Tammy Abraham, i cili shënon për 2:1 në minutën e 40’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë është 2:1 në favor të Milanit.