Milan ndal serinë e fitoreve të Romës

Milan ndal serinë e fitoreve të Romës

Futbollistët e Milan shënuan sonte fitore si vendës kundër Romës me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës 28 në Serie A. Me këtë humbje, Roma pothuajse humb garën për të siguruar një pozitë që çon vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.


Golat për ‘rossonerët’ i shënuan Rebiq në minutën 76 dhe Çalhanoglu në minutën 89 nga penalltia.

Në tabelë prin Juventus me 69 pikë, Milan renditet në pozitën e shtatë me 42 pikë. Roma renditet në pozitën e pestë me 48 pikë, gjashtë më pak se Atalanta në vendin e katërt, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video

error: