Milan mposht Fiorentinën

Milan mposht Fiorentinën

Pas barazimit pa gola me Cremonesen, Milan iu është rikthyer fitoreve pasi ka arritur të fitojë ndaj Fiorentinës në “San Siro” me rezultat 2-1.

Kampioni në fuqi i Italisë kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë e golin e Rafael Leaos duke dhënë kështu sinjal se mund të arrihej një fitore e lehtë, por që nuk doli të jetë kështu.

Në minutën e 28′ të ndeshjes, mysafirët rikthyen baraspeshën në rezultat me Barak që realizoi për 1-1, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, përcjellë KosovaPress.


Në pjesën e dytë skuadrat ulën ritmin e lojës duke aplikuar lojë të kujdesshme, por që përfundimi i saj ishte tejet interesant.

Në minutat shtesë të ndeshjes, qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Milenkoviq shënoi autogol për t’ia siguruar skuadrës së Stefano Piolit tri pikë të reja.

Pas xhiros së 15, Milani ka 33 pikë në vendin e dytë, ndërsa Fiorentina është e dhjeta me 19 pikë.

Lexo edhe

Video