Futbollistët e Milan kanë arkëtuar një pikë në ndeshjen dramatike dhe me plot kthesa ndaj Cagliarit si mysafirë duke luajtur baras me rezultatin 3:3.
Skuadra vendëse në “Union Domus” erdhi në epërsi përmes Nadir Zortes në minutën e dytë, duke tronditur shpejt mbrojtjen e papërgatitur të mysafirëve.
Skuadra e Davide Nicola ka mundur të barazojë rezultatin, por arbitri Michael Fabbri anuloi një penallti të akorduar pas shikimit të VAR-it në minutën e dytë të kohës shtesë.
Megjithatë, tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Gabriele Zappa barazoi shifrat duke mposhtur me goditje precize portën e Mike Maignan për rezultatin 2:2.Autori i golit të dytë të Cagliarit, Gabriele Zappa barazoi serish shifrat për rezultatin 3:3, një minutë para përfundimit të ndeshjes.
“Rossonerët” renditen në pozitën e shtatë me gjithsej 18 pikë, prej tyre pesë fitore, tri brazime dhe po aq humbje. Cagliari mbetet në pjesën e poshtme të tabelës (16) me 10 pikë.