Milan kërkon ta mbajë në skuadër Ibrahimovicin

Milan kërkon ta mbajë në skuadër Ibrahimovicin

Milani këmbngul për të mbajtur në skuadër Zlatan Ibrahimovic.

Në janar gjigandi suedez firmosi me Milanin një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por deri tani bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes kanë ngecur dhe gjasat më të mëdha janë që 38-vjeçari të lërë klubin milanez në verë.


Gjithsesi drejtuesit e Milanit nuk dorëzohen dhe shumë shpejt do të kontaktojnë menaxherin e Zlatan për t’i paraqitur ofertën e tyre.

Milani do të kërkojë ta bindë Ibrën me një kontratë të re 1-vjeçare dhe me një projekt serioz.

Rinovimi mes futbollistit dhe klubit kuqezi do të ishte automatik nëse Milani do të siguronte kualifikimin në Champions gjatë këtij sezoni, por duke patur parasysh që diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë, atëherë kuqezinjtë do të kërkojnë ta bindin me projektin ambicioz që kanë për të ardhmen që Zlatan të qëndrojë në San Siro.

Lexo edhe

Video

error: