Milan ka fshehur 4 raste pozitive me Covid-19

Milan ka fshehur 4 raste pozitive me Covid-19

Në Serie A po vazhdojnë testimet e fubtollistëve sa i përket infektimit ose jo me koronavirus gjatë kohës që kanë qenë në karantinë.

Disa skuadrat kanë nisur stërvitjet, përderisa drejtuesit e Serie A janë duke bërë përgatitjet e fundit për rikthimin e Serie A-së.


Deri më tani kanë daluar gjashtë raste pozitive tek Fiorentina, katër te Sampdoria si dhe një te Torino.

Mirëpo siç shkruan “Corriere dello Sport”, në Itali po flitet se edhe tek skuadra e Milanit jo të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Në fakt e përditshmja italiane shkruan se katër lojtarë gjithsej kanë rezultuar pozitivë dhe do ti bëhët sërish testi./KosovaPress/

Lexo edhe

Video