Milan fiton titullin pas 11 vjetësh

Milan fiton titullin pas 11 vjetësh

Skuadra Milan fiton titullin e ri të kampionit të Italisë në futboll, pasi në ndeshjen e xhiros së fundit në Serie A mori tri pikë si mysafir ndaj Sassuolos.

Ndeshja ishte vendimtare pasi rivali i qytetit Inter në vendin e dytë ishte gjithashtu në kërkim të titullit dhe një humbje eventuale do t’i kushtonte shtrenjtë “rossonerëve”.

Megjithatë, gjithçka sa i përket titullit të 19-të për Milan dhe të parin pas 11 vjetësh, u vendos në 45 minutat e para të ndeshjes.  


Olivier Giroud në minutën 17 soli mysafirët në epërsi prej 1:0. Sulmuesi francez arriti të dyfishojë epërsinë 15 minuta më vonë për 2:0.

Milan nuk u ndal me kaq dhe në minutën 36 arriti edhe deri te goli i tretë përmes Franck Kessie.

“Rossonerët” këtë sezon grumbulluan 86 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Inter, i cili sot mposhti Sampdoria 3:0.

Lexo edhe

Video