Milan-Club Brugge, arrihet akordi për De Ketelaere

Milan-Club Brugge, arrihet akordi për De Ketelaere

Një saga e transferimit që zgjati me muaj, sot duket se i ka ardhur fundi. Charles De Ketelaere është shumë afër që të bëhet lojtari më i ri i Milanit, raporton Gianluca DiMarzio.

Pas hapit të djeshëm të belgut, i cili hoqi dorë nga një pjesë e pagës për të lehtësuar negociatat mes dy klubeve dhe për të arritur një marrëveshje, sot Milani ka arritur marrëveshje me Club Brugge, përcjell KosovaPress.


Ylli belg nuk ishte i pranishëm në stërvitjet e sotme dhe raportohet se nuk shkoi në qendrën sportive të klubit.

Prandaj, bisedimet duket se janë në detajet e fundit, me AC Milan që ka arritur një marrëveshje me Brugge dhe tani po rregullon detajet përfundimtare me agjentin e lojtarit.

Lexo edhe

Video