Mike Tyson ishte në shtrat për një javë pas vetëm 30 sekondash grushtimesh
Sport
Lexohet për: 2 min.
5 orë më parë
Linku u kopjua

Ish-kampioni i botës do të bëjë një rikthim të bujshëm në ring në përballje me YouTuber-in në Teksas.

Mike Tyson zbuloi një herë se ishte aq i lodhur nga një seancë 30 sekondash grushtimesh katër vjet më parë, saqë ishte në shtrat për një javë.

58-vjeçari është planifikuar të bëjë rikthimin e tij të bujshëm në ring më 15 nëntor, në duelin e “cirkut” kundër Jake Paul në stadiumin ATT në Dallas - Teksas.

Tyson nuk ka zhvilluar garë profesionale qe nga humbja me ish-boksierin irlandez Kevin McBride më 2005. Megjithatë, ai u përball me legjendën e tij të boksit Roy Jones Jr në një ndeshje ekspozite katër vjet më parë.

Tyson, i cili konsiderohet si një nga peshat e rënda më të mira të të gjitha kohërave, nuk ka fituar asnjë dalje profesionale qëkur mposhti brutalisht Clifford Etienne në vitin 2003.

58-vjeçari ka folur së fundi rreth shtrirjes së tij në shtrat pas seancës që nuk zgjati më shumë se 30 sekonda.

"Dëshironi t'ju tregoj diçka për atë video? Unë bëra atë video dhe isha në shtrat për një javë. Kjo ishte 30 sekonda dhe unë isha në shtrat për një javë. Dhe nuk është qesharake, pasi më bëri të kuptoj se ky është djali i madh”, tha ai në podcastin UFC duke iu referuar kundërshtarit të tij Jake Paul.

Paul Jake kishte parë videon nga ushtrimet e Tyson dhe njëri nga anëtari i ekipit të tij e kishte pyetur nëse ishte i sigurt të përballej me ish-kampionin e botës.

"Ai është pesha e rëndë më e madhe e të gjitha kohërave… artisti më vicioz  ndonjëherë. Por unë jam më i ri, më i shpejtë dhe do të punoj për të arritur. Një anëtar i ekipit tim më dërgoi këtë video që trajneri i Mike e vendosi dy javë më parë dhe më pyeti nëse jam i sigurt që dua ta bëj këtë...po, po, po”, tha Jake.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024