Mijëra persona kalojnë kufirin nga Ukraina në Poloni

Mijëra persona kalojnë kufirin nga Ukraina në Poloni

Rreth 29,000 njerëz kaluan kufirin e Polonisë me Ukrainën të enjten.

Burrat ukrainas po ndahen nga familjet e tyre në kufirin e Ukrainës me Poloninë, i tha BBC-së një shtetas britanik që ndodhet atje.

Mijëra ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftimeve dhe shumë po përpiqen të kalojnë në vendet fqinje. Por burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen.


“Është e tmerrshme të shohësh këta njerëz të zbresin dhe të qëndrojnë aty me një pallto dhe një çantë dhe të shohin familjen e tyre duke ikur”, tha James Freeman për BBC Radio 5 Live.

Ai ka jetuar në Lviv, në Ukrainën perëndimore, por po kthehet në MB dhe po fliste nga kufiri polak.

Polonia thotë se është e gatshme të mirëpresë të gjithë të ardhurit dhe do të ofrojë ndihmë. Por Freeman tha se kushtet në kufi ishin të vështira, me shumë njerëz, përfshirë fëmijë, që duhej të prisnin jashtë në radhë në temperatura të ngrira për më shumë se një orë.

Lexo edhe

Video