Mijëra njerëz pa energji elektrike në Britani të Madhe pas stuhisë

Mijëra njerëz pa energji elektrike në Britani të Madhe pas stuhisë

Dhjetëra-mijëra njerëz në Skoci dhe Anglinë veriore janë pa energji elektrike pas një stuhie të fortë që solli borë, temperatura nën zero dhe shqetësime në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe.

Goditjet e akullit kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në zonën midis Skocisë dhe Anglisë, ku më shumë se një mijë dëme janë raportuar në rrjetin elektrik.

Kompania energjetike njoftoi se është duke punuar në riparime në mënyrë që 40.000 amvisëri të marrin energji elektrike.

“Pavarësisht se u përgatitëm për stuhinë Arwen, sepse ishte paralajmëruar, ajo solli dëme të mëdha në rrjetin elektrik që nuk është parë prej 15 vitesh”, tha Rod Gardner, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë.


Ndërprerja e energjisë elektrike erdhi pasi u dha një paralajmërim për akull dhe u njoftua një rënie e temperaturës në minus dhjetë gradë në Skoci dhe në veri të Anglisë.

Trafiku hekurudhor në shumë linja është i ndërprerë, duke përfshirë midis Edinburgut dhe Newcastle.

Tre persona humbën jetën të premten në stuhinë e Arwen, që goditi Britaninë e Madhe.

Fuqia e erës arriti një shpejtësi prej rreth 157 kilometra në orë në Northumberland dhe rreth 120 kamionë ngecën në borë në rrugën M62.

Një numër i madh ndërtesash u dëmtuan, dhe stuhia shkuli pemët.

Lexo edhe

Video

error: