Migrimi ilegal, Kosova e Lituania nënshkruajnë marrëveshje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në margjina të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla dhe homologu i saj lituanez Gabrielius Landsbergis nënshkruan marrëveshje për evitimin e migrimit ilegal përmes ri-pranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroatlantik.

Ndryshe, Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar partneritet të fuqishëm në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroatlantike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024