Mickoski kryeministri i 13-të qe nga pavarësia, kabineti i ri me 4 ministri më shumë
Lexohet për: 2 min.
fdwqfwq
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Hristian Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Pas rezultatit zgjedhor të 8 majit, kreu i VMRO-DPMNE-së zgjodhi si partnerë qeverisës koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM.

Qeveria e re do të ketë katër ministri më shumë nga ajo aktuale. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 ministra, nga të cilët 20 me resor. Qeveria Mickoski do të ketë pesë zëvendëskryeministra, një prej tyre zëvendëskryeministër i parë. VMRO-DPMNE-ja do të drejtojë me 15 dikastere, gjashtë ministri janë të VLEN-it dhe dy të ZNAM-it.

Mickoski një ditë më parë në ekspozenë e tij tha se fokusi i Qeverisë së re të jetë ekonomia dhe zhvillimi, pasi shumë kohë dhe energji është shpenzuar për tema të imagjinuara dhe çështje etnike. Ai u shpreh se informacionet që i ka marrë tregojnë se gjendja në shtet nuk është aspak e mirë.

Me votimin e Qeverisë së re, partnerët e derisotëm qeverisës LSDM dhe BDI-ja shkojnë në opozitë. Partia e Ali Ahmetit ishte pjesë e qeverive të Maqedonisë së Veriut qe nga 2002.

Ministrat e VMRO-DPMNE-së

1. Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes
2. Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë
3. Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
4. Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit- zv.kryeministër
5. Ivan Stoillkoviq, ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive -zv.kryeministër
6. Gordana Dimitrieska Koçovska, ministre e Financave
7.Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës
8. Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë
9. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
10. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale
11. Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit
12. Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital
13. Borko Ristovski, ministër për Sport
14. Lupço Dimovski, zv.kryeministër për Sistem Politik
15. Shaban Saliu, ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve

Ministrat e koalicionit VLEN

1.Izet Mexhiti, Zv.kryeministër i parë, Ministër i Ekologjisë
2. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
3. Besar Durmishi, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
4. Fatmir Limani, ministër i Ekonomisë dhe Punës.
5.Arben Fetai, zv.kryeministër për Qeverisje të Mirë
6.Orhan Murtezani, ministër i Eurointegrimeve

Ministrat e Lëvizjes ZNAM

1. Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025