Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

MF-FKGK nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për subvencionimin e tarifës së garancisë

MF-FKGK nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për subvencionimin e tarifës së garancisë

Ministrja në detyrë e Financave Hykmete Bajrami dhe drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për subvencionimin e tarifës së garancisë.


Përmes kësaj marrëveshjeje, MF-ja do të mbulojë tarifën e garancisë në vlerë totale prej 5 milionë euro, ndërsa FKGK do të përdorë mjetet e disbursuara nga Qeveria për të mbuluar tarifën e garancisë për kreditë e siguruara te bankat partnere dhe institucionet financiare të regjistruara në përputhje me Ligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe rregullat e brendshme të FKGK-së.

Marrëveshja është njëra nga masat e rëndësishme të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, e aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 13 gusht 2020, si dhe në pajtim me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, COVID-19, i aprovuar në Kuvendin e Kosovës më 4 dhjetor 2020.

Lexo edhe

Video

error: