Meta: Thellësisht i pikëlluar për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve Bob Dole

Meta: Thellësisht i pikëlluar për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve Bob Dole

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan Bob Dole në moshën 98-vjeçare.


“Thellësisht i pikëlluar për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve, senator dhe kandidat për president të SHBA-së, Bob Dole. Senatori Dole ishte një prej personaliteteve më të spikatur të politikës amerikane dhe u bë një nga zërat më të fuqishëm dhe më me ndikim në mbrojtje të shqiptarëve dhe kauzave të tyre”, shkruan Meta.

“Do t’i jemi përherë mirënjohës këtij burri të madh të popullit amerikan, për rolin dhe kontributin e vyer në avancimin e proceseve demokratizuese dhe euro-atlantike të Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e hapur dhe të pakufizuar të luftës për liri dhe pavarësi, deri në krijimin e shtetit të Kosovës. Jam pranë familjes së Tij dhe popullit amerikan dhe u bashkohem lutjeve të tyre, që shpirti i Senatorit Dole të prehet në paqen e merituar! Do të na mungojë shumë të gjithëve!”, mbyllet postimi i Metës.

Lexo edhe

Video

error: