Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Meta takon Kurtin: Ndamë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve

Meta takon Kurtin: Ndamë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Meta thekson se ky ishte një takim vëllazëror, duke shtuar se ndau me liderin e VV-së shumë ide për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Postimi i presidentit Meta:


Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt evropiane, që meritojnë qytetarët tanë. /A2

Lexo edhe

Video

error: