Meta: Shqipëria s’duhet të propozojë politika për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin
Lajme
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

​Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm me komunikim të drejtpërdrejt me institucionet e Kosovës.

Meta ka potencuar se Qeveria e Shqipërisë në asnjë rast nuk duhet të propozojë politika që duhet të zbatohen brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me kryeministrin Albin Kurti.

“Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti. Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate. Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ai është shprehur se zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni gjendet te respektimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Tutje, Meta ka kritikuar kryeministrin shqiptar lidhur me dorëzimin e një drafti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz.

https://kosovapress.com/admin/rama-i-dorezon-presidentit-francez-dhe-kancelarit-gjerman-nje-draft-te-asociacionit/

“Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën. Z. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës.”, ka shkruar tutje Meta.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar sot se ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/kurti-vizionin-per-asociacionin-do-te-konkretizoje-kur-ka-pajtueshmeri-per-shtyllat-e-tij/
https://kosovapress.com/admin/kusari-lila-per-draft-statutin-e-rames-rruga-per-ferr-eshte-e-ndertuar-me-qellime-te-mira/
https://kosovapress.com/admin/hoxhaj-draft-asociacioni-i-rames-eshte-hap-i-duhur-te-kete-mbeshtetjen-ne-kosove/
https://kosovapress.com/admin/tahiri-mungese-komunikimi-ne-mes-te-kurtit-dhe-rames-raportet-ne-piken-e-fundit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024