Meta: Shqipëria mbështet të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Meta: Shqipëria mbështet të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, para nisjes zyrtare të vizitës në Kosovë, ka takuar sonte në Prishtinë deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.

Meta ka thënë se ka garantuar deputetin Kamberi për mbështetjen e plotë të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


“Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës sime zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi. Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullsisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve evropiane”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ndryshe, presidenti Meta nesër do të ketë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, si dhe do t’i adresohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vizita e Ilir Metës në Kosovë zhvillohet me rastin e përfundimit të mandatit të tij si president i Shqipërisë.

Lexo edhe

Video