Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi sot në Sofje me homologun e tij bullgar Rumen Radev ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar që Bullgaria po i jep perspektivës evropiane të Shqipërisë.


Ai me këtë rast ka theksuar se do të ishte shumë i rëndësishëm miratimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Evropian, sa më parë, ashtu sikurse edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Këto do të ishin qasje shumë të dobishme dhe strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti lirie, demokracie dhe paqeje në të ardhmen”, ka shkruar Meta në Facebook.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën Kurti i kërkon kancelarit austriak të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën ​Baerbock: Kosova ka kryer punët për liberalizimin e vizave, para statusit të kandidatit për BE është dialogu me Serbinë ​Osmani kërkon mbështetje nga Letonia për liberalizimin e vizave Kurti- komisionerit Hahn: Mosliberalizimi është e drejtë e mohuar Tahiri e Bislimi përplasen për liberalizimin dhe politizimin e administratës publike […]

  • […] nga Letonia për liberalizimin e vizave Rama në Berlin kërkon heqjen e vizave për Kosovën Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën ​Baerbock: Kosova ka kryer punët për liberalizimin e vizave, para statusit të kandidatit […]

Komentet janë të mbyllura.