Meta: Në shtator do punojmë për krijimin e një qeverie teknike

Meta: Në shtator do punojmë për krijimin e një qeverie teknike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se në muajin shtator, kur dhe fillon sesioni i ri parlamentar, kjo forcë politike do të punojë për krijimin e një qeverie teknike.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se duhet t’i dilet për zot çështjes së negociatave, pasi sipas tij, me qeverinë aktuale nuk mund të ketë hapa para në këtë proces.

“Lidhur me këtë iniciativë që ka thënë Tao Tao, kam një kundërshtim shumë serioz. Në shtator kemi punë të tjera, do punojmë për një qeveri teknike. Duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave, sepse nuk ka shanse që të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri”, u shpreh ai.


Deklarata e Metës vjen pas pyetjes lidhur me vendimin e Partisë Socialiste për të ndryshuar ligjin për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve në shtator.

Meta tha se parlamenti mund të mblidhet që sot për këtë çështje dhe të miratohet ligji për dosjet.

Ditën e djeshme, deputeti socialist Taulant Balla nënvizoi se do të miratohen propozimet e autoritetit të dosjeve për të rishikuar certifikatat e pastërtisë që janë dhënë nga komisionet e mëhershme, për politikanë të cilëve u kanë dalë prova të reja si bashkëpunëtorë./Euronews Albania/

Lexo edhe

Video