Meta mirëpret qëndrimin e Sofjes zyrtare që propozon nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Meta mirëpret qëndrimin e Sofjes zyrtare që propozon nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të aderimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë çdo hap, që e çon vendit drejt anëtarësimit evropian.

“Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës”, tha Meta.

Postimi i plotë:


E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit evropian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.

Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës.

E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedonase për të vijuar të palëkundur në kursin pro-evropian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE./tch

Lexo edhe

Video