Deputeti i pushtetit nga “Lista Guxo”, Burim Meta ka shprehur kundërshtimin e tij për afirmimin e martesave mes gjinisë së njëjtë. Sipas tij, fëmijët që nga prindërit e gjinisë së njëjtë do të mund të jetë agresiv dhe të dhunshëm. Për këtë ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar që të përmbahet nga këto forma gjykimesh dhe të pandershme.
Në seancën plenare ku po diskutohet për draft-kodin civil, deputeti Burim Meta ka folur në veçanti për nenin që afirmon martesat mes gjinisë së njëjtë.
Më tej, ai tha se një gjë e tillë ka për qëllim cenimin e familjes.
“Kam qenë, jam dhe do të vazhdoj të jem kundër ndaj çdo mënyre e cila ka për qëllim cenimin e shenjtërisë, familjes dhe mbajtjes së llojit”, ka deklaruar ai më tej.
“Duhet të kemi kujdes që në këtë kuvend të mos shprehemi në mënyrë paragjykuese dhe steorotipike. Në momentin kur personave të caktuar mendojmë që nuk janë bash normal dhe ju mungon diçka, apo janë më agresiv për arsyeje të caktuar të orientimit të tyre, kjo është fort e gabueshme, paragjykuese, steorotipike dhe unë jam kundër kësaj. Ju kisha lutur në fjalimet e juaja të ardhshme të përmbaheni nga këto forma gjykimesh, mendoj unë fort të pandershme”, ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca. /Sh.Pajaziti