Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të UÇK-së

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kujton 22 vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

Meta thotë se Dita e Çlirimit të Kosovës për të cilën çdo qytetar i saj sakrifikoi, kujton se sa e shtrenjtë është lira dhe pavarësia.

“Dita e Çlirimit të Kosovës, për të cilën çdo qytetar i saj kontribuoi dhe sakrifikoi, na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia. Falënderim dhe mirënjohje përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve demokratike mike, që kurorëzuan këtë aspiratë shekullore dhe kontribuojnë sot për të ndihmuar zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Meta.


Meta është shprehur edhe se sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai thekson edhe se Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe të bëhet anëtare e NATO-së. Megjithëkëtë ai shton se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

“Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar. Kosova, faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon, meriton të jetë anëtare e NATO dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë. Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të saj, avancimit të procesit të integrimit euroatlantik dhe në të gjitha sfidat e ardhshme. Për të risjellë sot emocionet e veçanta të 12 qershorit 1999, po ndaj me ju raportimin e gazetarit të njohur, Asllan Bajrami, në këtë ditë të shënuar për kombin tonë. GËZUAR DITËN E PAQES KOSOVË E DASHUR! 🇦🇱❤️🇽🇰”, ka shkruar Meta.

https://fb.watch/64cy33O3M5

Lexo edhe

Video

error: