Lionel Messi, një nga legjendat më të mëdha të Barcelonës, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, duke reflektuar mbi udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm në klub.
Maestro argjentinas u kthye te njerëzit dhe momentet që lanë një përshtypje të mëdha tek ai gjatë karrierës së tij të shkëlqyer me ngjyrat ikonike blu dhe të kuqe. Kur u pyet për figurat që ndikuan më shumë tek ai gjatë kohës së tij te Barcelona, Messi theksoi dy legjenda që patën një ndikim të thellë tek ai.
“Mendoj se janë dy që më kanë ndihmuar shumë për arsye të ndryshme. Pep Guardiola, sepse e kam pasur si trajner për shumë vite dhe kemi arritur gjëra të pabesueshme që nuk mund t'i imagjinonim kurrë”, tha ai.
Gjatë kohës së tyre së bashku, Barcelona fitoi një grumbull të jashtëzakonshëm trofesh, duke përfshirë 2 Liga të Kampionëve, 3 tituj të La Ligës, 2 trofe të Copa del Rey, 3 Superkupa Spanjolle, 2 Kupa të Botës për Klube dhe 2 Superkupa Evropiane.Partneriteti i tyre në fushë solli disa trofe, duke përfshirë 2 tituj të La Ligës, 1 Ligë të Kampionëve dhe 2 Superkupa spanjolle.
“Tjetri është Ronaldinho, sepse mënyra se si më priti, mënyra se si më ndihmoi, ishte shumë e dobishme për mua në momentet e mia të para në ekipin e parë”, shtoi ai.