Messi shkruan histori
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me hat-trickun në ndeshjen ndaj Curacaos, Lionel Messi ka arritur në kuotën e 102 golave për Kombëtaren e Argjentinës.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Curacaos që u zhvillua sot në mëngjes në ora 01:30, përfundoi me fitore bindëse 7:0 të kampionit të botës, raporton KosovaPress.

Messi kontribuoi me tre gola, kurse Nicolas Gonzalez, Enzo Fernandez, Angel Di Maria dhe Gonzalo Montiel me nga një gol për t’i siguruar Argjentinës këtë fitore të thellë.

Messi tani ka shkruar historinë, ku tani është bërë lojtari i vetëm që ka fituar një Kupë të Botës dhe që ka shënuar 100 gola me kombëtaren.

Po ashtu, Messi ka kontribuar me 28 gola dhe asistime në 14 ndeshjet e fundit me Argjentinën, ndërsa edhe shënoi hat-trickun e 50-të të tij në karrierë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024