Messi: PSG synon ta fitojë Ligën e Kampionëve

Messi: PSG synon ta fitojë Ligën e Kampionëve

Lionel Messi ka insistuar që synimi i Paris Saint-Germain është që këtë sezon ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Lideri i La Ligas Real Madridi do të jetë kundërshtari i PSG-së në fazën e eliminatoreve të kësaj gare, pas një shorti i cili duhej të përsëritej për shkak të disa problemeve teknike, përcjell KosovaPress.

PSG, e cila në shortin e parë kishte përballë Manchester United, ishte finaliste në Ligën e Kampionëve në sezonin 2019/20, nuk e ka fituar asnjëherë garën më prestigjioze evropiane.


Ish-ylli i Barcelonës Messi po përgatitet që të përballet përsëri me Realin por tani në fanellën e PSG-së, ku ndeshja e parë do të zhvillohet më 15 shkurt, dhe argjentinasi tregoi që synimi i skuadrës së tij është triumfi në këtë garë.

“Synimi i PSG është që ta fitojë Ligën e Kampionëve, në fakt ky është qëllimi i të gjithëve. Skuadra ka qenë shumë afër triumfit në të kaluarën, është një garë e rëndësishme për të gjitha ekipet. Ne do ta provojmë ta fitojmë atë”, tha Messi në Dubai Expo 2020 për “Marcan”.

Që prej transferimit nga Barcelona te Paris Saint-Germain si lojtarë i lirë, Messi ka regjistruar një gol një 10 paraqitje në Ligën 1 Franceze, kurse në Ligën e Kampionëve ka shënuar pesë gola në pesë paraqitje.

Lexo edhe

Video