Messi përshëndetet me PSG-në
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në një konferencë për media, trajneri Christophe Galtier e konfirmoi dje se Lionel Messi do ta luajë sot ndeshjen e fundit në fanellën e Paris Saint-Germain.

PSG luan sot kundër Clermontit në “Parc des Princes”, ndeshje kjo e cila do të jetë e fundit për fituesin e Kupës së Botës te kampioni francez, raporton KosovaPress.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani edhe vetë Messi, i cili në një intervistë me “ESPN” është përshëndetur me PSG-në.

“Unë jam i lumtur që e ka përfaqësuar PSG-në. Unë me të vërtetë e kam shijuar lojën në këtë ekip me shumë lojtarë të mirë. Dua ta falënderoj klubin për një aventurë kaq fantastike në Paris”, tha Messi për “ESPN”.

Në 74 paraqitje në të gjitha garat me Paris Saint-Germain, Lionel Messi ka shënuar 32 gola ndërsa ka bërë 35 paraqitje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024