Messi i gatshëm për sfidën me Cityn, Dias: Kjo nuk paraqet aspak problem

Messi i gatshëm për sfidën me Cityn, Dias: Kjo nuk paraqet aspak problem

Disa lojtarë të skuadrës së Manchester Cityt mund të shpresojnë që Lionel Messi të mos rikuperohet për të luajtur në Ligën e Kampionëve të martën, por Ruben Dias nuk është njëri prej tyre pasi mbrojtësi portugez është i etur për të provuar veten kundër më të mirëve.

Paris Saint-Germain ende nuk ka zbuluar nëse fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë do të jetë pjesë e planeve të tyre për ndeshjen në “Parc des Princes” në mesjavë, por ai është parë në stërvitje të plota me ekipin.

Messi është duke u rikuperuar nga një problem i gjurit kohët e fundit, por Dias shpreson të shohë argjentinasin të rikuperuar dhe të rreshtohet së bashku me shokët e tij në sulm si Neymar dhe Kylian Mbappe.

Portugezi Dias, i cili ndihmoi Cityn të kalojë PSG-në në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve 2020-21, u tha gazetarëve se do të përballeshin me një ekip të mbushur me yje të menaxhuar nga Mauricio Pochettino:


“Messi është një lojtar fenomenal dhe si profesionist, ju doni të luani kundër të gjitha llojeve të emrave. Por nëse është Messi, Mbappe, Neymar apo Mauro Icardi, kjo nuk paraqet ndonjë dallim. PSG ka forcë të mahnitshme në sulm dhe pavarësisht se me kë jemi përballë, do të jetë një test i vështirë. Të gjithë mezi po e presin këtë lojë pikërisht për këtë arsye.”

“Ata padyshim janë forcuar shumë në të gjithë fushën. Nënshkrimet që ata kanë bërë këtë sezon kanë qenë fantastike dhe do të jetë një sfidë tjetër për ekipin me të cilin u përballëm vitin e kaluar.”

“Por ata kanë qenë gjithashtu një nga ekipet më të forta në Evropë për disa vite. Sergio Ramos dhe Messi do të shtojnë mentalitetin e tyre fitues, por kur luajtëm sezonin e kaluar, ata tashmë kishin Neymar, Mbappe dhe [Angel] Di Marian.”, tha në fund Dias.

Ndeshja ndërmjet PSG-së dhe Manchester Cityt zhvillohet të martën nga ora 21:00.

Lexo edhe

Video