Messi flet për mundësitë që tani PSG ka për ta fituar Ligën e Kampionëve

Messi flet për mundësitë që tani PSG ka për ta fituar Ligën e Kampionëve

Në prezantimin e tij para mediave, Lionel Messi iu desh të përgjigjej shumë pyetjeve duke përfshirë edhe atë rreth mundësive që ka Paris-Saint-Germain për ta fituar tani Ligën e Kampionëve pas shumë viteve përpjekje duke nënshkruar me lojtarët më të mirë në botë.


“Është një ekip i krijuar, përtej nënshkrimeve që janë bërë. Unë vij të ndihmoj, të përpiqem të jap maksimumin dhe me më shumë entuziazëm se kurrë. Qëllimi im është që të jem në gjendje të ngre përsëri një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve dhe mendoj se jam në vendin ideal për të pasur më shumë shanse dhe për të qenë në gjendje ta marr atë “, tha fillimisht argjentinasi.

“Nuk është e lehtë të fitosh një Ligë të Kampionëve. Mund të kesh ekipin më të mirë dhe të mos fitosh. Detajet mund të të lënë jashtë garës. Liga e Kampionëve është e vështirë dhe PSG e di këtë. Duhet të jesh një grup i bashkuar dhe i fortë, siç mendoj se është dhe kërkon gjithashtu pak fat. Më i miri nuk fiton gjithmonë “, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

error: