Messi e shpëton PSG-në nga barazimi

Messi e shpëton PSG-në nga barazimi

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Paris Saint-Germain dhe skuadrës së Toulouse, e cila ishte e vlefshme për xhiron e 22 të kampionatit francez, Ligue 1.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Parc des Princes”, PSG mezi e ka mposhtur Toulouse, ku e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Ishin mysafirët ata të cilët e gjetën golin të parët, ku Braco va nden Boomen shënon në minutën e 20’ për ta kaluar Toulouse në epërsi prej 1:0.


Ndërkaq, PSG u rikthye në lojë ku e gjeti golin e barazimit përmes Achraf Hakimit, i cili në minutën e 38’ barazoi rezultatin në 1:1.

Heroi i parisienëve ishte superylli argjentinas dhe fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, i cili me golin e tij në minutën e 58’ e shpëton PSG-në nga barazimi dhe i siguron fitoren kampionit francez.

Me këtë fitore, PSG e përforcon vendin e parë tani në kuotën e 54 pikëve, kurse Toulouse zë vendin e 12 në tabelë me 29 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të PSG.

Lexo edhe

Video