Messi afër Barcelonës, e konfirmon babai i tij
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lionel Messi është shumë afër që të rikthehet te Barcelona.

Babai i tij, Jorge Messi është takuar sot me presidentin e katalanasve, Joao Laporta.

Ai\ ka thënë se lojtari dëshiron të rikthehet në “Camp Nou” dhe se vendimi do të merret shumë shpejtë, përcjellë KosovaPress.

“Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe unë do të doja ta shihja atë në Barça. Mund të them se kemi besim, kalimi te Barça është një opsion i sigurt. Së shpejti do ta dini të ardhmen”, ka thënë ai.

Takimi mes kampit të Messit dhe Laportës ishte shumë pozitiv dhe La Liga më në fund ka miratuar planin e paraqitur nga Barcelona për Fair Play Financiar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024