Mësoni gjermanishten në institutin me licencë austriake, certifikatat njihen ndërkombetarisht

Mësoni gjermanishten në institutin me licencë austriake, certifikatat njihen ndërkombetarisht

Gjermanishtja është bërë gjuhë tejet e kërkuar në Kosovë dhe për ketë janë rritur edhe kërkesat për numër më të madh të instituteve që ofrojnë kurse dhe provime për gjuhën gjermane. Njëra ndër to është Deutschzentrum Kosovo, institut ky i drejtuar nga shtetasit e Kosovës me licencë austriake ÖSD për dhënien e provimeve, certifikata këto të cilat njihen ndërkombetarisht.

 Edhe pse të rinj në moshë, Arbër Xheladini dhe Ilir Lenjani, mësimdhënës të gjuhës gjermane dhe themelues të këtij Instituti kanë arritur që të fitojnë besimin dhe t’u licencohen të gjitha qendrat e tyre, si Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë si Qendra të provimeve të ÖSD për të gjitha nivelet e gjuhës gjermane. Përtej kësaj falë angazhimit dhe cilësisë së lartë në mësimdhënie Deutschzentrum Kosovo ka arritur të akreditohet edhe nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), me ç‘rast të gjithë nxënësit e Deutschzentrum Kosovo pajisen pas përfundimit të kursit me një Certifikatë të Arritshmërisë, e cila vërtetohet nga po i njëjti autoritet.

Por me kaq nuk janë ndarë te kënaqur drejtuesit e Deutschzentrum Kosovo dhe kanë shkuar edhe një hap më tutje duke u bërë partner i shtëpisë botuese gjermane më me renome në arenën ndërkombëtare “Cornelsen”, me ç‘rast të gjitha librat sillen nga Gjermania dhe të gjithë kursantët e Deutschzentrum Kosovo e gëzojnë mundësinë që të mësojnë me librat më modern dhe më të përsosur për nga ana metodiko-didaktike.


Të gjithë kursantët e Deutschzentrum Kosovo e kanë mundësinë të mësojnë gjuhën nga niveli fillestar A1 deri në nivelin C1. Arsyet janë të ndryshme, se pse po mësohet gjuha gjermane, duke u nisur nga bashkimi familjar deri te punësimi.

Kur jemi te punësimi duhet të pontecohet që Deutschzentrum Kosovo ka organizuar vazhdimisht trajnime në bashkëpunim me GIZ/DIMAK në ambientet e Deutschzentrum Kosovo me tema ndër të tjera si “Përpilimi i CV dhe Letër Motivimit, si dhe teknikat e nevojshme për një intervistë të suksesshme!”.

Ndryshe, Deutschzentrum Kosovo përbëhet prej një stafi të kualifikuar për gjuhë gjermane, shumica nga të cilët përpos qe janë mësimdhënës të kualifikuar janë edhe ekzaminer te licencuar nga ÖSD, poashtu edhe të trajnuar nga trajnerët më profesional nga shtëpia botuese “Cornelsen“. Mësimdhënësit tanë ofrojnë njohuri të përsosura nga niveli A1 deri në nivelin C1 për të gjithë ata që duan ta kenë më të lehtë integrimin e tyre në vendet gjermano folëse, si në Gjermani, Austri e Zvicër me një ambient shumë të rehatshëm në qendërat tona, si në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Në Linkun e më poshtëm, në faqen e internetit të Deutschzentrum Kosovo, i gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme: http://www.deutschzentrumkosovo.com/

Lexo edhe

Video